Ankesat e dy familjeve të tjera nga Thumana janë sjellë nga demokratët si dëshmi se mbështetja e qeverisë për të pastrehët e goditjes sizmike të 26 Nëntorit është selektive.
?Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur?.
Ndërsa në Shijak, ish-deputeti Luçiano Boçi ngriti akuza për mosmbajtje të premtimeve nga qeveria për rindërtimin e shkollave të dëmtuara.
?Shkolla 9 vjeçare ?Liri Gero? në Fier është në gjendje të tmerrshme. Është e pistë dhe e rrezikshme në kuptimin e parë të fjalës si brenda klasave me dyer, mure dhe banka shqyera e të rrënuara, por edhe në ambjentet e tualetit, të cilin ke merak ta shohësh, jo më të hysh për të luftuar ?armikun e padukshëm? duke larë duart. Në video është gjimnazi i Levanit, i cili ka prej vitesh nxënës shëtitës nga një shkollë në tjetrën. Premtimet e Armando Subashit për këtë shkollë rezultuan mashtrime. Asnjë investim për rindërtimin e shkollës, por qëllimisht është lënë të degradojë, ndërsa nxënësit enden me detyrim në shkolla të tjera?.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike përmes përfaqësuesve të saj po denoncon përmes zërit të vetë qytetarëve raste që sipas saj tregojnë se qeveria po bën propagandë dhe jo punë për procesin e rindërtimit.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/